Scroll down

Policë për Kokë

Një valixhe me një përmbajtje shumë delikate, grabitet në mes të ditës nga një grup mafioz. Xhino dhe Maks, dy detektivë të caktuar në mënyrë rastësore të punojnë me nj&e..

Përshkrimi

Policë për Kokë

Policë për Kokë

Një valixhe me një përmbajtje shumë delikate, grabitet në mes të ditës nga një grup mafioz. Xhino dhe Maks, dy detektivë të caktuar në mënyrë rastësore të punojnë me njëri tjetrin, kanë shumë pak kohë të zbardhin të vërtetën e ngjarjes dhe të zbulojnë se kush eshtë mafiozi që fshihet pas grabitjes, si dhe përmbajtjen sekrete të saj.

Xhino është një djalë i ri, i cili ka 2 muaj që punon në forcat policore, si oficer policie dhe sapo ka nisur karrierën e tij.

Një ngjarje kriminale në qytet trondit forcat policore të cilat vendosen në lëvizje për të gjetur autorët. Shefi i policisë do ta vendosë Xhinon si partner me Maksin, një detektiv i sertë dhe me përvojë.

Të dy do kalojnë një seri aventurash dhe zbulimesh, ku ndërthuren mafia, pushteti dhe korrupsioni.

  • Premiera 12/01/2023
  • Kohëzgjatja
Komedi Aksion