Scroll down

K.O.T. the movie

K.O.T (Katunars Of Tirana), është një film humoristik, i sjellë nga NGOP Media, si vazhdim i serialit me të njëjtin emër. Pas suksesit të padiskutueshëm të serialit në platformën YouTube, ak..

Përshkrimi

K.O.T. the movie

K.O.T. the movie

K.O.T (Katunars Of Tirana), është një film humoristik, i sjellë nga NGOP Media, si vazhdim i serialit me të njëjtin emër. Pas suksesit të padiskutueshëm të serialit në platformën YouTube, aktoret simpatike të NGOP, Marsijon Durmishi dhe Grei Dajlanaj, trajtojnë në një film të metrazhit të gjatë me problemet e Shqipërisë, e veçanërisht të kryeqytetit, sigurisht të parat dhe të rrëfyera, nga një këndvështrim komik i personazhit kryesor Qemali. Qemali, një djalë nga fshati, i cili me naivitetin e tij, shpeshherë i hap vetes punë, në një Tiranë të pasinqertë dhe problematike. Këtë herë telashet e Qemalit janë edhe më të mëdha, pasi në derën e tij shfaqet një djalë i vogël, i cili pretendon se është djali i tij. Përpjekjet e Qemalit për të siguruar jetesën, tashmë për një familje më të madhe, duket se po shkojnë drejt rrugës, kur ai punësohet si kopshtar i një ministri të korruptuar. Është ky moment që e fut personazhin tonë në një sagë mashtrimesh, intrigash dhe aferash korruptive. Mirësia e Qemalit do të përdoret nga ministri dhe stafi i tij i korruptuar, të cilët përpiqen ta përdorin Qemalin si “foragjere tullumbace”. Ka shumë situata komike gjatë këtij filmi dhe të sjella me mjeshtëri, duke bërë të mundur që e gjithë situata tragjike në të cilën ndodhet shpesh Qemali, të mos eklipsojë të qeshurat e pafundme që shkakton ky personazh gjatë kësaj Odiseje.
  • Premiera 30/05/2024
  • Kohëzgjatja
Komedi