KINEMAJA
Zinxhiri i kinemave CINEMARINE është themeluar në vitin 1994 në qytetin e Bodrumit të Turqisë. Pas suksesit dhe kërkesave të shumta, CINEMARINE u shpërnda në 11 qytete të Turqisë me prezencën e 15 komplekseve luksoze të kinemave të cilat ofrojnë shërbime superiore të kinemasë me teknologjinë më të fundit për audio dhe video projektime, të kombinuara me cilësi dhe standarde përtej pritjeve të adhuruesve të kinemasë.
Kapaciteti i përgjithshëm i 15 komplekseve të kinemave është 132 hapësira projektimi dhe 14.262 ulëse.
CINEMARINE vazhdimisht punon për të themeluar dhe menaxhuar kinema luksoze të cilat ofrojnë standarde të larta të argëtimit për të gjitha gjeneratat. Përpos themelimit dhe menaxhimit të suksesshëm të kinemave, CINEMARINE si anëtare e Rrjetit të Kinemave të Evropës me krenari përkrah zhvillimin e kinematografisë me eksperiencë shumëvjeçare në themelimin e shoqatave të kinematografisë, organizimin e kampanjave dhe evenimenteve promovuese të projekteve kinematografike, javë dhe festivale filmi si dhe evenimente dhe kampanja të shumta kulturore si platformë për të afruar audiencën me industrinë e kinemasë.
CINEMARINE në Kosove
Duke sjellë standarde të reja dhe luksoze të industrisë së kinemasë, CINEMARINE vjen për herë të parë në Prizren, Kosovë në kënaqësi të adhuruesve të kinematografisë, zbavitjes dhe evenimenteve të shumta kulturore. Adhuruesit e kinemasë do të përjetojnë kënaqësinë dhe komforin unik të cilin e ofron CINEMARINE përmes shërbimeve superiore dhe teknologjinë më bashkëkohore.
Kinemaja CINEMARINE në Prizren paraqet kompleks të përbërë prej 8 sallave me 1,300 ulëse. Katër pikat e shitjes së biletave japin komoditet dhe ofrojnë shërbime të shpejta për vizitorët, ndërsa si opsione praktike për blerjen e biletave ofron dhe shitjet online dhe përmes website-t. CINEMARINE ofron dhe shërbimin e hyrjes VIP sipas standardeve më bashkëkohore si dhe ofron të gjitha shërbimet dhe qasje të lehtë të personave me aftësi të kufizuara.
Teknologji dhe komoditet përtej standardeve
Për herë të parë në Kosovë, CINEMARINE sjell sistemin e projektimit SONY me cilësi të imazhit 4K si dhe sistemin e avancuar ATMOS që siguron zërimin e barabartë për 360 shkallë.
Disa nga avantazhet ti cilat ofrojnë eksperiencë përtej pritjeve janë:
• LED ekrane dhe LCD monitorë të mëdhenj në hapësirën hyrëse ku projektohen trailerat dhe orari i projektimit të filmave
• Sistem i sofistikuar i ndriçimit në të gjitha njësitë e kompleksit
• Ulëse të dizajnuara enkas për kinemanë në Prizren me gjerësi komote prej 70 cm nga lëkura komfore e përshtatshme për të gjitha sezonet
• Dyer të hyrjes / daljes sipas standardeve më të përsosura
• Sistem i përsosur i ventilimit si dhe i ngrohjes/ftohjes
• Detektorë të tymit dhe zjarrit dhe sistem automatik spërkatës për shuarje të zjarrit
• Mure të papërshkueshme nga zëri
• Dhomë kujdesi për fëmijët dhe për familjet me fëmijë
• Pako speciale për kremtime të ditëlindjeve të fëmijëve
• Këndi i fëmijëve
• Qasje të lehtë dhe lëvizshmëri në të gjitha sallat, hapësirat e përbashkëta si dhe tualetet e kinemasë
• Tarraca për duhanpirës
Shërbim në funksion të relaksimit
Në suaza të kompleksit të kinemasë CINEMARINE në Prizren, për vizitorët do të jetë në dispozicion dhe kafiteria e cila do ofrojë shërbime cilësore dhe një ambient unik për relaksim.
Lokacioni
Kinema Cinemarine ndodhet në qendrën tregtare Abi Carshia.
Sallat
Salla 1 | |
138 | Ulëse |
138 | VIP |
69 | Loveseats |
4K | Ultra HD Picture Qualty |
2D | |
5.1 | Surround System |
![]() |
Salla 2 | |
102 | Ulëse |
102 | VIP |
51 | Loveseats |
4K | Ultra HD Picture Qualty |
2D | |
5.1 | Surround System |
![]() |
Salla 3 | |
102 | Ulëse |
102 | VIP |
51 | Loveseats |
4K | Ultra HD Picture Qualty |
2D | |
5.1 | Surround System |
![]() |
Salla 4 | |
158 | Ulëse |
158 | VIP |
79 | Loveseats |
4K | Ultra HD Picture Qualty |
2D | |
5.1 | Surround System |
![]() |
Salla 5 | |
372 | Ulëse |
372 | VIP |
185 | Loveseats |
4K | Ultra HD Picture Qualty |
2D | |
5.1 | Surround System |
![]() |
Salla 6 | |
126 | Ulëse |
126 | VIP |
63 | Loveseats |
4K | Ultra HD Picture Qualty |
3D | |
5.1 | Surround System |
![]() |
Salla 7 | |
126 | Ulëse |
126 | VIP |
63 | Loveseats |
4K | Ultra HD Picture Qualty |
2D | |
5.1 | Surround System |
![]() |
Salla 8 | DOLBY ATMOS - ATMOS powered by PATOS |
170 | Ulëse |
170 | VIP |
85 | Loveseats |
4K | Ultra HD Picture Qualty |
3D | |
DOLBY | ATMOS |
![]() |
Kinemaja e vetme me sistem të zërimit Dolby ATMOS në Kosovë dhe rajon.